Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në këtë mënyrë mund ta mbroni fëmijën nga fruthi

Jetë 24/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët e vegjël mund të shfaqin komplikacione të mëdha nëse preken nga virusi i fruthit, për këtë arsye duhet ta mbroni atë!

Kjo sëmundje është një shqetësim për të gjithë, dhe më të shqetësuarit duhet të jeni ju prindër, fëmijët e të cilëve nuk janë të vaksinuar.

Fëmijët e porsalindur janë imunë, duke qenë se e kanë marrë këtë nga nëna, por kjo ndryshon nga fëmija në fëmijë në varësi të fuqisë së imunitetit të nënës. Në fillim pas lindjes imuniteti është më i fortë dhe më pas, me kalimin e muajve ai bie.

Ndiqni programin e vaksinave që shteti juaj ka vendosur

Vaksina e fruthit (MMR) është shumë e rëndësishme për t’u kryer, e cila merret në dy doza të ndara (12 muajsh dhe 5 vjeç). Nëse fëmija preket nga virusi i fruthit midis muajit të 6 dhe 12 të jetës, ka nevojë të marrë sërish dy dozat në kohën e caktuar nga protokolli.

Sigurohuni që të gjithë të jenë të vaksinuar

Një mënyrë e mirë për ta mbrojtur fëmijën është ta mbani larg fëmijëve të pavaksinuar. Personat e vaksinuar mbrojnë ata që nuk janë të vaksinuar, në këtë rast bebet e vogla të cilët thamë që gjithsesi e kanë njëfarë imuniteti nga nëna.

Kujdes ku e çoni fëmijën tuaj

Imunizimi i gjithë shoqërisë ka përfitime të mëdha shëndetësore. Rreziku do të jetë më i lartë në vende që frekuentohen nga shumëllojshmëri njerëzish (aeroportet, qëndrat tregëtare, resortet turistike), kjo pasi nëse jeni i vaksinuar me siguri nuk do të rrezikoheni nga fruthi, e kundërta do të ndodhë nëse nuk do të keni marrë vaksinën MMR.

Ky rrezik do të jetë më i ulët në vendet që frekuentohen nga sa më pak persona, sidomos nëse jetoni në një vend që rezulton të ketë një shkallë të ulët të vaksinimit të shoqërisë. Virusi mund të merret nëpërmjet ajrit në të cilin qëndron aktiv për 2 orë.

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim me fëmijën tuaj jashtë vendit dhe ai nuk është i vaksinuar duhet të flisni më parë me mjekun pediatër. /pernenat

Artikulli paraprak20 ‘gënjeshtrat’ që nënat ia thonë vetës pas lindjes
Artikulli i rradhës Nënat duhet t’i dinë këto gjëra për ushqyerjen me gji në plazh

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.