Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të praktikohet seksi gjatë menstruacioneve?

Jetë 26/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa çifte shmangin seksin gjatë kohës së menstruacioneve. Pra, a ekzistojnë arsye për të cilat gjatë kësaj kohe nuk do të duhej të praktikohej seksi?

Edhe pse sot e gjithë kjo konsiderohet e parëndësishme dhe besëtyte, shumë çifte akoma shmangin seksin gjatë kohës së menstruacioneve, sepse nuk janë edhe aq të sigurt që ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për t’u përmbajtur gjatë atyre ditëve. Ndërkaq, disa çifte nuk mund të shohin gjakun dhe, vetëm kur u shkon mendja që duhet të bëjnë seks në çarçafë të përgjakur, thjesht u bie terri syve.

Mirëpo, a mund të jetë i rrezikshëm seksi për femrën dhe partnerin e saj gjatë kohës së menstruacioneve, apo kjo është edhe njëri ndër mitet që lidhen me ciklin mujor të secilës femër?

Seksi gjatë kohës së menstruacioneve mund të jetë edhe më i këndshëm

Seksi gjatë kohës së menstruacioneve vërtet nuk është aspak më i rrezikshëm se ai që praktikohet gjatë ditëve “të thata”. Pikërisht është e kundërta, seksi dhe orgazma relaksojnë muskujt, gjë që ndikon shumë mirë te femra po qe se ka dhembje menstruale. Penetrimi do të jetë dukshëm më i lehtë, sepse vagjina ka lagështi plotësuese, ndërkaq femra, për shkak të fryrjes së vagjinës dhe të klitorisit, përjeton orgazëm jashtëzakonisht intensiv.

Natyrisht, të dy duhet të bini dakord që të bëni seks kur jeni me periodat. Konsensusi duhet sepse pamja e gjakut, përlyerja e penisit me gjak, era dhe shija e gjakut, mund të mos pëlqehen nga njëri prej jush.

Kur bëni seks me menstruacione duhet bërë kujdes për higjienën e aktit seksual. Gjaku është terren shumë i mirë ushqimor për mikrobet, ndaj dhe infeksionet mund të ngjiten më shpejt. Kondomi duhet të përdoret patjetër.

Nëse praktikoni seks me person të panjohur, gjithsesi rekomandohet mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, madje edhe kur femra nuk i ka menstruacionet, apo kur nuk ka kurrfarë dëshmie që gjatë kohës së menstruacioneve sëmundjet seksuale mund të transmetohen në masë më të madhe.

Mbrojtja është e nevojshme edhe nga shtatzënia e padëshiruar. Pra, konsiderohet gabim që gjatë kohës së menstruacioneve femra nuk mund të mbetet shtatzënë, prandaj më mirë është që të mbroheni në mënyrë të përshtatshme sesa të rrezikoni.

Si të bëhet seksi në ditë të tilla

Sipas pikëpamjeve mjekësore, është me rëndësi mirëmbajtja e rregullt e higjienës trupore, aq më parë gjatë menstruacioneve, ndërrimi i rregullt i manareve pas pak orësh, aq më parë të tamponëve të cilët rekomandohet që të ndërrohen së paku çdo gjashtë orë. Larja e rregullt dhe bërja dush nuk shkaktojnë kurrfarë komplikimesh. Veshjet e brendshme duhet të jenë të pambukta dhe duhet ndërruar rregullisht, sikur edhe peshqirët.

Kur praktikoni seksin gjatë kohës së menstruacioneve, silluni njësoj si edhe gjatë seksit jashtë kohës së menstruacioneve.

A kanë më shumë dëshirë për seks femrat kur janë me menstruacione?

Kjo nuk dihet mirë. Por, dihet me siguri se gjatë ciklit menstrual, dëshira e gruas për seks, ndryshon në faza të ndryshme të ciklit. Kështu dihet mirë se gjatë ovulacionit, që korrespondon ditën e 14-të të ciklit, gratë duan më shumë seks.

Kjo ndodh sepse çlirohet shumë estrogjen dhe shtohet tek gruaja testosteroni i cili rrit dëshirën për seks. Kjo është koha më e përshtatshme për ngjizje (fertilizim), ndaj dhe rritet dëshira për seks. /Telegrafi/

Artikulli paraprakDeri kur foshnja duhet të mbajë kapelë të pambukut?
Artikulli i rradhës Femrat që punojnë natën, duhet ta lexojnë këtë patjetër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.