Puna e natës mund të ketë efekte negative për zemër. Puna gjatë natës godet drejt e në zemër dhe shkurton jetën, sidomos atë të femrave.
Një studim i fundit amerikan konfirmon edhe një herë efektet negative që kanë pësuar njerëz të cilët punojnë ndërsa të tjerët flenë, (rreth 20% e fuqisë punëtore).Të dhënat demonstrojnë se jo vetëm që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe të kancerit të mushkërive.
Efekti negativ është më i dukshëm është rreziku i lartë i vdekshmërisë kardiovaskulare. Edhe pse studiuesit nuk kanë zbuluar rritje të rrezikut të vdekshmërisë lidhur me kancerin, duke analizuar në detaje tumoret individuale, përgjegjës për mbi 200 vdekje në popullatën e studimeve, u zbulua se gratë që kanë punuar më shumë se 15 vjet turne nate kanë paraqitur një rritje të moderuar të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive.
Një tjetër studim kryer pranë Qendrës për organizimin shëndetësor dhe zbatimin e studimit ka zbuluar në fakt se personat të cilët punojnë gjatë natës kanë më shumë gjasa të vuajnë nga diabeti. Por pse puna gjatë natës përfshin gjithë këto rreziqe?
Sipas studiuesve shpjegimi qëndron në faktin se ajo ndërpret ritmin e rregullt të ciklit të gjumit kështu, kush bën turne nate, mund të përjetojë lodhje dhe përgjumje gjatë orëve të planifikuara për të qënë zgjuar, dhe pak gjumë në fakt gjatë periudhave të pushimit.
Këto ndryshime në ciklin normal gjumë-zgjimkanë efekte të thella në metabolizmin e glukozës dhe lipideve.
Në rastin e kancerit të gjirit, shkaku duhet kërkuar në faktin se ajo është një patologji në shumë raste të varura nga estrogjenët, të cilët neutralizohen nga melatonina e prodhuar gjatë orëve të natës. Por në qoftë se kjo e fundit prodhohet më pak për shkak të pagjumësisë, pasoja është rritja e estradiolit.