Për fat të keq, letra asnjëherë nuk arriti të dërgohej në destinacion, transmeton lajmi.net
Pas 72 vitesh, letra ishte gjetur nga qiramarrësi në shtëpinë Christoffersen.
Familja ishte mahnitur nga historia e dashurisë së tyre, pasi kishin lexuar letrën, dhe kishin vendosur që ta gjejnë Rolfin. Pas një kërkimi në internet, ata e gjetën djalin e Rolfit, 66 vjeç, i cili menjëherë e njoftoi të atin për letrën që e kishin gjetur.
“Të dua Rolf, ashtu siç e dua diellin, dhe kështu je ti për jetën time,” kishte shkruar Virginia në letrën e saj.
Në foto, mund ta shihni Rolfin dhe Virginian kur kanë qenë të rinj. Ata asnjëherë nuk e humbën njëri tjetrin. Rolf u kthye tek Virginia dhe jetuan një jetë të lumtur me fëmijën e tyre. Sidoqoftë, kur letra i erdhi në duar Rolfit, ai u gëzua tejmase, pasi kishte humbur gruan e tij para gjashtë viteve. /Lajmi.net/