John Shields, 78 vjeç, vendosi të bënte vetëvrasje të asistuar dhe kërkoi nga New York Times që të filmonte momentet e tij të fundit me familjarët dhe miqtë.
Ish-prifti katolik me këtë vendim doli kundër Kishës duke zgjedhur momentin dhe metodën se si do të vdiste, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Shileds u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme ‘amiloidozë’, e cila do t’ia humbte aftësinë e përdorimit të gjymtyrëve.
Ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, ai u ndje i zhgënjyer dhe i pafuqishëm derisa mësoi se i ka përmbushur kriteret për të kryer vdekje me metodën mjekësore në Kanada.
Shields zgjodhi këtë lloj vdekje sepse nuk donte që sëmundja t’ia humbiste dinjitetin.
New York Times filmoi momentet e fundit të jetës së tij.
Ndarja e vetëdijshme nga gruaja, familjarët dhe miqtë, është mjaft emocionuese.
Shikojeni videon. /Gazeta Shneta/