Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mësojini fëmijët të jenë të lumtur, jo perfekt

Jetë 03/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Herët a vonë iu ndodh të gjitha nënave që, gjatë bisedave me shoqet a koleget, të rendisin cilësitë e fëmijëve të tyre për të treguar se cili/a ka më shumë!

Nuk të çudit më fakti i vëmendjes së tepruar, gati maniake, të prindërve, për t’i bërë fëmijët të ndihen gati për jetën; duan që të bëhen profesionistë të zotët, të kenë një punë të mirë e të fitojnë para më shumë se ç’kanë qenë në gjendje të bëjnë ata vetë!

Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe në gjithë këtë por këmbëngulja me të cilën luftojnë për ta arritur me çdo kusht, nuk është e shëndetshme për fëmijën dhe me gjasë, nuk do jetë në ndihmë të qëllimeve të tyre!

Nuk është rruga e duhur që, për të arritur objektivat, t’i regjistroni në kurse jashtëshkollore, sidomos kur ata vetë nuk kanë dëshirë të shkojnë. Gjëja më e keqe që po bëni është se mendoni që gjithçka po e bëni për të mirën e tyre!

E keqja më e madhe e këtij modeli prindërimi është që po ju hiqni fëmijëvë të drejtën për të shijuar fëmijërinë që nuk ka për t’iu kthyer më!

Ndoshta, disa fëmijë edhe mund t’iu binden urdhërave por diku do dështojnë në të ardhmen!

Ç’pasoja ka për fëmijët pretendimi I prindërve se ata janë më të mirët:

-I privon nga fëmijëria duke i rritur me presion të vazhdueshëm

-I bën të ndihen të pamotivuar

-Rriten me frikën e vazhdueshme të dështimit

-Humbasin autostimën

Për çfarë ka nevojë në të vërtetë një fëmijë?

-Të di që është i sigurt dhe do e duash sipas mënyrës tënde

-Që ka të drejtë edhe të sillet keq dhe të luaj e fantazoj me miqtë

-Që është i lirë të zgjedh dhe të ndjek pasionet e tij pavarësisht pëlqimit tënd

-Që është fëmijë i mirë si shumë të tjerë në botë

-Që meriton respekt dhe që duhet të respektojë të tjerët /Living

Artikulli paraprakMeshkuj, nëse sperma juaj ka këtë ngjyrë shkoni urgjent te mjeku
Artikulli i rradhës Fëmijët që flasin më shumë se një gjuhë, çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.