Ndoshta ndonjëherë keni pyetur veten: “Si mëson fëmija im gjermanisht/italisht/anglisht?“, “A mundet fëmija im që i vogël të mësojë në dy gjuhë?“ ose “A do të mund fëmija im të shprehet më vonë mirë në shkollë?“ Njëra ose tjetra pyetje është padyshim shqetësim i shumë prindërve.
Me këto pyetje janë marrë edhe shumë pedagogë e shkencëtarë, prandaj lidhur me to dëshirojmë t’ju japim disa informacione dhe këshilla, duke qene se ne ditet e sotme shume familje jetojne ne emigrim dhe femija ka veshtiresi ne mesimin e gjuheve.
Cilat janë nevojat e fëmijëve që ata të zhvillohen si duhet në aspektin gjuhësor?
Fëmijët i mësojnë mirë gjuhët e ndryshme
Që fëmija ta mësojë e zotërojë një gjuhë mirë duhet t’i flitet gjithnjë në atë gjuhë, sepse fëmijët të mësuarit e një gjuhe e lidhin me personin që e flet atë. Kështu ata arrijnë ta dallojnë gjuhën që e flet babai prej asaj që e flet nëna (nëse njëri prej tyre për shembull është i huaj) dhe dinë saktë se cila gjuhë përdoret për shembull në tavolinë gjatë ushqimit.
Kopështi i fëmijëve është një mundësi e mirë
Fëmijët duhet të shkojnë në kopësht nga mosha tre vjeçare (ose edhe më herët). Deri në klasën e parë të shkollës fillore fëmijët kanë mjaft kohë për ta përvetësuar gjuhën e huaj.
Cilën gjuhë e flisni ju me fëmijën tuaj?
Disa herë prindërve u jepen këshilla të gabuara. Për shembull “Flisni me fëmijët tuaj italisht në shtëpi, që pastaj ta kenë më lehtë në shkollë“. Kjo këshillë është e gabuar. Flisni me fëmijët në gjuhën të cilën e flisni spontanisht, natyrshëm dhe e dini më së miri. Si zakonisht kjo është gjuha amëtare. Në gjuhën amëtare ju dini më shumë fjalë dhe e njihni më mirë formimin e fjalive. Kështu fëmijët tuaj do të krijojnë një bazë gjuhësore, e cila i ndihmon ata edhe për mësimin e gjuhëve të tjera./Pernenat.al/