Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Boronica zhvillon funksionet e trurit tek të moshuarit

Jetë 10/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit kanë gjetur se konsumi i lëngut të koncentruar të boronicës zhvillon funksionet kongitive të trurit tek të moshuarit

Studiuesit kanë gjetur se konsumi i lëngut të koncentruar të boronicës zhvillon funksionet kongitive të trurit tek të moshuarit, transmeton Anadolu Agency.

Studimin i realizuar nga Universiteti Exeter dhe i publikuar në faqen e internetit të universitetit, ka vënë në dukje se individët e shëndoshë të moshës 65-77 vjeçare që konsumojnë rregullisht lëng të boronicës kanë pasur zhvillim në funksionet kognitive të trurit, ndërkohë që te individët në fjalë ka pasur edhe përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetin e trurit.

Nga 26 persona të shëndoshë që i janë nënshtruar eksperimentit, 12 personave për çdo ditë gjatë 12 javëve u është dhënë 30 mililitra lëng i koncentruar boronice i siguruar nga 260 gram boronicë, ndërsa 14 të tjerë kanë marrë placebo.

Studimi ka përjashtuar të gjithë ata që ka thënë se kanë konsumuar më shumë se pesë racione fruta dhe perime në ditë, teksa të gjithë pjesëmarrësve u është thënë të vazhdojnë me dietën e tyre normale gjatë studimit.

Para dhe pas periudhës 12-javore, pjesëmarrësit u janë nënshtruar një sërë testesh kongitive, ndërsa me skaner MR është monitoruar funksioni i trurit të tyre dhe është matur qarkullimi i gjakut në tru.

Në krahasim me grupin që kishte marrë placebo, ata që konsumuan boronicë kanë treguar rritje të ndishme në aktivitetin e trurit në zonat e trurit që i janë nënshtruar testit. Po ashtu, te këta persona është vërejtur përmirësim në aktivitetin e trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru.

Dr. Joanna Bowtell, kryetare e Departamentit të Shkencave Sportive dhe Shëndetësore në Universitetin Exeter, ka thënë se “Funksionet tona kognitive priren të zvogëlohen derisa ne plakemi, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se këto funksione të trurit te individët e shëndoshë të moshuar mund të ruhen më mirë me dieta të pasura me ushqime me bazë bimore”.

Boronica, e cila është e pasur me komponentën e quajtur flavonoid që gjendet te pemët dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator. Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura me pemë dhe perime zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e demantias.

Artikulli paraprakFëmijët e ditëve të sotme do të jetojnë deri në 104 vjet
Artikulli i rradhës Nëse i keni këto simptoma, jeni shtatzëne me binjakë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.