Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse i keni këto simptoma, jeni shtatzëne me binjakë

Këshilla për shtatzëna 10/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me termin “shumë pozitiv” të rezultatit të testit për vërtetimin e shtatzanisë nënkuptojmë që nëse e bëni testin pas 1-2 dite pas përfundimit të mujoreve, vija (apo shenja +) në test është e dukshme dhe tregon që jeni shtatzënë. Në shumicën e rasteve, nëse testi bëhet kaq herët, vija në test është e zbehtë.

Testi i shtatzanisë mat nivelin e hormonit HCG (human chorionic gonadotropin), dhe besohet që gruaja e cila bart binjakë e ka nivelin më të rritur të këtij hormoni, për këtë edhe rezultati i testit është më i dukshëm.

Shtimi i shpejtë në peshë

Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 gjer në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzanisë edhe gjer në 20 kg.

Natyrisht kjo masë e madhe mvaret edhe nga shumë faktorë të tjerë duke përfshirë edhe peshën që gruaja e ka patur para shtatzanisë, ndërsa se sa duhet të shtoni në peshë gjatë shtatzanisë më së miri do të ju këshillojë mjeku juaj. Megjithatë, mos u habitni nëse pas 6 javësh, nuk mund të vishni më garderobën e vjetër.

Neveria, të përzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe

Tek shumë shtatzëna të cilat bartin binjakë, neverinë dhe lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo mvaret nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, përderisa disa tjera thonë që i kanë patur simptomet më të ashpra se sa kur kanë patur një foshnje.

Megjithatë, zakonisht gratë që bartin binjakë, ankohen për lodhje të jashtëzakonshme dhe humbje të energjisë. Poashtu, në disa raste në shtatzanitë me binjakë është më evidente rrahja e zemrës dhe paraqitja e pagjumësisë.

Lëvizjet e foshnjës ndihen më herët

Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjes, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dijnë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjes.

Gjithashtu, mund të ndodh që njëra foshnje të jetë jashtëzakonisht aktive dhe nuk mund të jeni të sigurtë nëse në bark ndodhet edhe një foshnje.

Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës

Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose egzistimin e dy ose më shumë foshnjeve. Pas këtij testi mjeku do të ju caktojë një vizitë ultrazëri, apo teste shtesë që të vërtetohet arsyeja pse janë rezultatet e larta.

Ultrazëri

Në fund, pa marrë parasysh këto shenja, akoma ultrazëri gjatë tremujorit të dytë është siguria më e mirë dhe më e saktë nëse keni binjakë apo jo. Në monitorin e ultrazërit do të vërtetohet lehtë se a bëhet fjalë për dy fetuse apo/ose për dy rrahje të zemrave

Artikulli paraprakBoronica zhvillon funksionet e trurit tek të moshuarit
Artikulli i rradhës Bebja i vdiq në krahët e saj, fjalët e nënës do t’ju prekin (Foto)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.