Kondicioneri mund të përdoret edhe nëse keni në shtëpi një të porsalindur. Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin nëse merrni masat e duhura, sepse edhe ata ashtu si të rriturit kanë shumë vapë.
Rregullat e përdorimit të kondicionerit
Temperatura e ambientit duhet të jetë rreth 3-5 centigradë nën atë të jashtme
Mos e ekzagjeroni me uljen e temperaturave sepse mund të krijoni një ambient të akullt në dhomë dhe kështu të ftohet. Nëse keni një kondicioner modern mund të përdorni edhe lagështuesin e ajrit në mënyrë që të ulet sasia e avullit të krijuar nga nxehtësia. Ajri kështu do të bëhet më i freskët dhe do të lehtësojë frymëmarrjen.
Nuk duhet ta drejtoni ajrin nga fëmija
Kujdes pasi ajri i nxjerrë nga kondicioneri mund të shkakojë tek fëmija temperaturë, ftohje apo edhe bronkolit nëse drejtohet në trupin e tij. Gjithashtu shtëpia duhet të ajroset disa herë gjatë ditës ndësa kondicioneri është fikur. Këto veprime zakonisht bëhen natën pasi ajri është më i freksët jashtë.
Natën duhet limituar shpejtësia e ajrit që të mos bezdisë fëmijën
Mos harroni të pastroni në mënyrë sistematike filtrat në mënyrë që të evitohen alergjitë dhe irritimet.