Një grup minatorësh të qymyrit nga provinca perëndimore e Xinjiangit, patën një surprizë të pabesueshme kur galeria që po gërmonin u hap në një pjesë të një miniere të vjetër, e cila u braktis 17 vjet më parë pas një tërmeti që shkaktoi disa pjesë të mëdha të tuneleve kolaps.
Ndërkohë që po eksploronin galeritë, ata gjetën Cheung Wai, një të mbijetuar 59-vjeçar nga aksidenti i vitit 1997, dukshëm në një formë mjaft të keqe. Ai u dërgua menjëherë në spital ku një vlerësim i plotë i gjendjeve të tij fizike dhe mendore do të bëhej gjatë javëve të ardhshme, transmeton Gazeta Shneta.
Cheung mbeti i bllokuar me 118 trupa të vdekur të shokëve të tij minatorë, kur një tërmet me magnitudë 7.8 tronditi rajonin dhe shkaktoi plasaritje të strukturave prej druri që mbanin tunelin. Para së gjithash, Cheung shpëtoi falë një vrime ventilimi që e mbante disi të lidhur me sipërfaqën, duke e lejuar atë të merrte ajër të pastër.
Një gjë tjetër që e ndihmoi atë të mbijetonte ishte konsumimi i orizit dhe ujit, pasi këto rezerva ushqimore mbeten gjithmonë në miniera në rast të situatave të tilla.
Ky mbetet një rast unik i një njeriu që mund të mbijetojë për kaq gjatë në kushte të tilla kaq të tmerrshme./Gazeta Shneta/