Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

8 gjëra të çuditshme që i ndodhin thonjve – dhe lidhja me shëndetin tuaj!

Femina 17/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thonjtë e duarve: juve nuk ju bje ndërmend për thonjtë tuaj përderisa nuk merrni një llak për t’i lyer ato. Por, në një moment ose në një tjetër, ne të gjithë jemi ballafaquar me gjëra të çuditshme që mund t’iu ndodhin thonjve tanë si, shfaqja e njollave të bardha, brishtësia ose prishja e përbërjes së thonjve. Kemi kërkuar nga disa dermatologë të na shpjegojnë 8 gjëra të çuditshme që mund t’i ndodhin thonjve tanë dhe se çfarë mund të sinjalizojë secili prej këtyre.

Njolla të bardha
A ju ka thënë shpesh nëna juaj se i keni ato njolla të bardha si pasojë se nuk pini mjaftueshëm qumësht? Njerëzit mendojnë se këto njolla janë si pasojë e ndonjë problemi sistematik, si mungesa e kalciumit. Në realitet, ka disa shkaqe për këto njolla të bezdisshme, por shumë pak prej tyre janë problematike. Rasti më i zakonshëm është ndonjë traumë në thonj. Matrica, shtresa e qelizave në bazën e thonjve, është përgjegjëse për ndërtimin e thonjve. Nëse është e dëmtuar, shfaqen këto njolla të bardha. Tjetër faktor? Mbajtja për një kohë të gjatë të thonjve artificialë.

Thonj të brishtë
Fajësoni brishtësinë në thonj të thatë, thekson Debra Jaliman. Mbingarkesa me pastrues të llakut (aceton) mund të shkaktojë brishtësinë e thonjve, poashtue dhe larja e shpeshtë e enëve apo notimi. Njerëzit që kanë profesione në kontakt të vazhdueshëm me kimikate të ndryshme, mund të kenë thonj të brishtë. Nëse vuani nga hipotiroidizmi – kur gjëndra tiroide punon shumë ngadalë, ka shumë gjasa të keni brishtësi të thonjve. Gjithashtu edhe moti mund të jetë një faktor. Koha e dimrit apo tharja në sisteme ngrohëse mund të thajë ajrin shumë, andaj ajo që duhet bërë është të ktheni sërish lagështinë.
Thonj të verdhë
Thonjtë e verdhë mund të errësohen vetëm nga llaku i thonjve. Sa manikyr keni aplikuar kohët e fundit?! Por, ky ndryshim në ngjyrë mund të sinjalizojë sëmundje si diabeti, i cili duhet të trajtohet me recetë apo insulinë. Kjo sindromë mund të jetë edhe si shkak i sëmundjeve të frymëmarrjes si bronhiti.
Ngritja e thonjve
Persona të caktuar mund të vënë re se si thonjtë e tyre ndahen nga shtrati i thonjve. Duket e frikshme, por kjo ndodh për shkak të acarimit nga ekspozimi i tepruar i ujit. Një manikyr tepër agresiv apo ngjitës të caktuar mund të shkaktojnë dëmtime.

Linja vertikale
Këto vija të holla që kanë drejtim vertikal në thonjtë tuaj janë krejtësisht normalë. Këto linja vertikale paraqiten si pasojë e plakjes, andaj edhe konsideroni si rrudha të thonjve. Mënyra më e mirë është t’i hidratoni ato.

Thonj konkave
Keni thonj në formë të lugës apo konkave? Atëherë ndoshta është koha të bëni disa teste gjaku. Nëse keni thonj shumë të hollë dhe në formë konkave, zakonisht është shenjë e mungesës së hekurit ose anemisë. Pyetni mjekun tuaj për mjekim të mundshëm.

Thonj me psoriazë
Ju duket sikur keni gjilpëra të ngulitura në thonj dhe shpime gjithandej? Shumë persona kanë këtë gjendje të lëkurës – psoriazë. Poashtu edhe personat me sëmundje autoimune si alopecia, humbja e flokëve. Kremërat me vitaminë A dhe D mund të ndihmojnë, ndërsa nëse keni psoriazë, kërkoni nga dermatologu për trajtimin e duhur.

Ënjtja e thonjve
Nëse thonjtë tuaj duken të butë dhe gishtat duken më të mëdhenj ose të fryrë, atëherë mund të keni diçka më serioze në duart tuaja. Një rritje në indin e skajeve të gishtërinjve tuaj, mund të tregojnë sëmundje të mushkërive, gjë që shkaktohet nga oksigjeni i ulët në gjak. Por, thonjtë e fryrë poashtu lidhen edhe me sëmundjet inflamatore të zorrëve, sëmundjet kardiovaskulare apo sëmundjen e mëlçisë. Pra, nëse vini re këto ndryshime, bëni një takim me mjekun tuaj për të qenë të sigurt./femra.net/

Artikulli paraprakNuk do ta besoni se çfarë i dërgoi nëna biologjike prindërve që ia adoptuan fëmijën
Artikulli i rradhës Gjendet një minator i groposur për 17 vjet – nuk do ta besoni se çka kishte ngrënë për të mbijetuar!

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.