Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri, muaj më parë u bë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Alte.
Alte, i cili ka plotësuar edhe më shumë familjen Shaqiri, ka një emër tejet çuditshëm në vendin tonë.
Korabi, i cili ka qenë i ftuar për një intervistë në Express Rozë, ka folur më shumë për ndjesinë e të qenurit prind, duke treguar kështu edhe domethënien interesante të emrit Alte.
“Ma ka ndryshuar konceptin e jetës. Nuk mund të rrij asnjë moment pa menduar për të”.
“Aletu rrjedh nga shqipja e vjetër, që simbolizon të vjetrën. Lidhet edhe me gjuhën gjermane po ashtu”, ka deklaruar Korabi.