Foshnjat e porsalindura mund të mbrohen nga infeksionet e mikroorganizmave me anë të puthjes së nënës.
Një studim i realizuar kohë më parë, ka nxjerrë në pah se pështyma përmban baktere të mira të cilat mund të luftojnë pushtimin e organizmit të foshnjës nga mikroorganizma të këqij, përgjegjës për infeksionet e fytit dhe të veshit.
Sipas studimit, në gojën e nënave është gjetur bakteri lastreptococcus salivarius K12. Dhe, foshnja të cilat e kanë marrë këtë bakter nga nëna, kanë qenë më të mbrojtur nga infeksionet.
Tash priten studime të tjera shtesë për të parë sa kohë bakteri K12 mund të mbijetojë në organizmin e foshnjës dhe nga cilat infeksione saktësisht mbron ai.