Të gjithë e dimë që kurat më të mira gjenden në kuzhinën tonë. Kjo smoothie do t’ju ndihmojë me dhimbjet e ndryshme që mund të keni, pasi ka shumë vlera anti-inflamatore.
Është shumë e këshillueshme të përdoret veçanërisht nga femrat gjatë ciklit menstrual, për shkak të efektit qetësues që ka. Të konsumoni ushqime të freskëta ju ndihmon shumë për të qetësuar dhimbjet e ndryshme. Sipas eskpertëve, nëse 50% e dietës tuaj përmban ushqime të freskëta dhe bio, ato do të bëjnë një diferencë të madhe në organizmin tuaj, duke shmangur gjithmonë sheqerin, pijet me sheqer, kafeinën, yndyrnat dhe ushqimet e paketuara.
Përbërësit:
1 filxhan me qershi
xhenxhefil
Gjysmë filxhani me boronicë
1 filxhan me ujë të filtruar
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender. Konsumojeni dy herë në ditë kur keni dhimbje të caktuara ose edhe ato të ciklit menstrual.