Foshnjat mësojnë duke reaguar ndaj dritës, zërit, aromës dhe formave rreth tyre. Ata po ashtu mësojnë duke u bërë ballë sfidave që u dalin përpara – arritja e një gjëje, kapja, duke ju bërë juve t’u kushtoni vëmendje.
Si prind, ju jeni më të detyruar t’i nxisni këto përvoja të mësueshme në mes foshnjës tuaj dhe ambientit që e rrethon atë, andaj filloni.
Nga pamja e jashtme, një foshnjë tipike kalon dy të tretat e ditës duke fjetur (deri në 18 orë), dhe tre orë duke ngrënë, një orë duke nxjerrë kakën dhe duke urinuar, dy orë duke qarë dhe dy orë duke vëzhguar me kureshtje hapësirën. Të gjitha këto janë funksione bazike.
Megjithatë, kompjuterët më të sofistikuar në botë nuk mund ta arrijnë kurrë ritmin e aktivitetit dhe zhvillimit që ndodh brenda trurit të bebes.
Zhvillimi i mahnitshëm i trurit
Në lindje një bebe përmban rreth 100 miliardë qeliza nervore dhe po kaq do të ketë gjithë jetën, por jo edhe programimin e atyre qelizave. Qarku mes tyre i gjithi ekziston dhe është i rregulluar por ato ende nuk janë ndezur.
Përvojat senzore të cilat foshnja i pranon janë ato të cilat bëjnë lidhjen e këtyre qarqeve, që është e nevojshme për gjuhën, pamjen, kuptimin, koordinimin fizik dhe dashurinë.
Menjëherë pas lindjes, truri i foshnjës prodhon me miliarda lidhje në mes të neuroneve te cilat mund të shfrytëzohen. Më pas fillon procesi i stimulimit të atyre që ajo i shfrytëzon, duke eliminuar ato që nuk shfrytëzon.
Secili stimulim që foshnja bën i ndihmon asaj të ndërtojë rrugën, ose qarkun, në mes të qelizave të trurit, si të ndërtojë rrugë ose një rrjet elektrik që lidh fqinjët, zonat ose qytetet.
Stimulimi është vendimtar
Përvoja të pasura prodhojnë tru të pasur. Ajo çfarë e kthen masën e fuqishme të trurit në funksion të qenies njerëzore është stimulimi. Si në muskul, truri i foshnjës shton funksionet e saj në varësi të asaj sa shumë shfrytëzohet.
Ju e stimuloni foshnjën tuaj duke biseduar me të, duke e prekur atë, duke shfaqur dashurinë, duke ia treguar botën rreth vetes, dhe duke i prezantuar objekte të shohë, t’i prekë, t’i ndjejë, t’i shijojë, dhe t’i përjetojë. Mendo në këtë mënyrë – çdoherë kur ju nxirrni diçka të re në hapësirën që sheh foshnja, krijon mijëra lidhje të reja në mes të qelizave të trurit. Andaj mos nguroni, mësoni fëmijës tuaj sa më shumë që mundeni. /MjekuNet/