Të arrini gjumin e mjaftueshëm gjatë natës është padyshim dhurata më e mirë që mund t’i dhuroni vetes. Mungesa e gjumit jo vetëm ju shkakton shtimin e peshës, por mundet të ndikoj edhe në rritjen e rrezikut nga depresioni, ankthi, dhe çrregullime të tjera negative për ju.
Megjithëse orari i preferueshëm i tetë orëve gjumë është standardi i artë për të rriturit, National Sleep Foundation, zyrtarisht ka publikuar rekomandimet e veta, në të cilat tregohet për disa ndryshime që duhet t’ bëni në alarmin e mëngjesit tuaj, shkruan Goodhousekeeping.com, tranmeton Gazeta Shneta.
Paneli i ekspertëve me 18 shkenctarë, përfshirë këtu edhe 6 specialist të gjumit, kanë realizuar 300 studime dhe kërkime, në të cilat kanë qenë prezente grupmoshat e të sapolindurve, bebeve, parafillorët, tinejxherët, të rriturit e rinjë, dhe të rriturit më të moshuar, transmeton Gazeta Shneta.
Pas këtyre studimeve, institute National Sleep Foundation, ka publikuar këtë rezultat për kohën e preferuar të gjumit bazuar në moshën e individëve:
Të sapolindurit (0-3 muaj): 14 deri në 17 orë gjumë në ditë
Foshnjet (4-11 muaj): 12 deri në 15 orë në ditë
Fëmijët (1-2 vjet): 11 deri në 14 orë gjumë në ditë
Parafillorët (3-5 vjet): 10 deri në 13 orë gjumë
Fëmijët më të rritur (6-13 vjet): 9 deri në 11 orë gjatë ditës
Tinejxherët (14-17 vjet): duhet të flenë 8 deri në 10 orë në ditë
Të rriturit e rinjë (18-25 vjet): 7-9 orë gjumë
Të rriturit (26-64) 7 deri në 9 orë
Të rriturit në moshë të shtyer (65+ vjet): 7 deri në 8 orë gjumë gjatë ditës. /Gazeta Shneta/