Çdokush ndryshon nga tjetri. Njerëzit janë të ndryshëm në bazë të formës së trupit, ngjyrës së flokëve, ngjyrës së syve, religjionit dhe personalitetit definitiv. Në fakt, ne mund të shkojmë aq larg e të themi që asnjë person në tokë nuk është i njëjtë.
Për të kategorizuar njerëzit, psikologët kanë tentuar të “klasifikojnë” individët bazuar në personalitetin e tyre duke përcaktuar faktorët. Këta faktorë bazohen në teorinë e ngjyrës dhe të formave. Psikologët besojnë se zgjedhja e pesë pendëve në imazhet e mëposhtme mund të zbulojnë shumë rreth personalitetit tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
UDHËZIMET:
• Vini re 5 pendët në figurë.
• Përqendrohuni në ngjyrën dhe formën e pendës.
• Zgjidhni pendën që ju pëlqen më së shumti
• Kontrolloni rezultatet dhe befasohuni më pas!
Penda e parë:
Nëse zgjidhni pendën e parë, për juve thuhet se jeni person imagjinativ. Ju pëlqen të punoni për veten dhe të përpiqeni të përmirësoni aspektet e ndryshme të jetës, pa përjashtuar ato të trupit tuaj. Ju keni një karakter të fortë. Ju pëlqen t’i përsosni gjërat dhe përpiqeni të jeni sa më efikas.
Penda e dytë:
Ju jeni të mirë në përshtatjen me situata të ndryshme dhe në “rinovimin” e vetës, vazhdimisht. I mësoni gjërat shpejtë, megjithatë, tentoni të izoloni njohuritë tuaja, për shkak të faktit që ju pëlqen t’i dini gjërat vetëm ju.
Mos u shqetësoni megjithatë, njerëzit ju duan për atë që jeni.
Penda e tretë:
Ju jeni aventuresk/e dhe i/e shkathët. Dëshiron të jesh aktiv dhe të doje të merresh me shumë projekte, edhe pse bëhet e vështirë për ju të përqendroheni në shumë gjëra njëkohësisht.
Penda e katërt:
Ju jeni në harmoni me vetën dhe jeni shumë të dobishëm për të tjerët. Ju pëlqen të rrethoheni nga njerëz që kujdesen për ju dhe ata që ndajnë interesat e përbashkëta me ju.
Penda e pestë:
Kreativiteti rrjedh nëpër venat tuaja. Jeni artistik, por ndonjëherë nuk i besoni vetës dhe dyshoni në aftësitë tuaja. Kjo është për shkak të frikës së vazhdueshme të dështimit që keni përjetuar ndonjëherë./Gazeta Shneta/