Sa herë shohim një foshnje të porsalindur ose një fëmijë të vogël mendojme se kjo qenie e vogël është krejt e brishtë dhe e paaftë.
Por bota e bebeve është më komplekse nga se mund ta merrni me mend. Njihuni me 10 faktet më interesante rreth botës së bebeve.
- Shumica e të porsalindurve i humbin plotësisht flokët me të cilët lindin brenda tre ose katër muajve të parë të jetës.
- Në 3 muajt e parë të jetës, një fëmije të porsalindur i duhet pesë deri në dhjetë minuta që të mësohet me diçka të re. Pas tre muaj atij i nevojiten 30 sekonda deri në dy minuta, ndërsa në 6 muaj, një fëmijë përshtatet në më pak se 30 sekonda.
- Organi i vetëm që është zhvilluar plotësisht para lindjes së një fëmije është brendësia e veshit. Deri në mesin e shtatzënisë ka arritur madhësinë e një të rrituri
- Foshnjet lindin me 300 kocka në trupin e tyre, por përfundojnë me 206 deri sa arrijnë moshën e rritur. Ndërkohë që fëmija rritet, kockat e vogla bashkohen me njëra-tjetrën për të formuar ato më të mëdhatë. Sytë e foshnjeve nuk prodhojnë lotë derisa fëmija arrinë moshën 3 deri në 6 javë.
- Buzëqeshja e parë e vërtetë për një fëmijë, ndodh midis javës së katërt dhe asaj të gjashtë pas lindjes.
- Disa shkencëtarë sugjerojnë se tundja e kokës si shenjë për të thënë “jo” vjen nga fakti se foshnjat kthejnë kokën e tyre, kur ata nuk duan të hanë.