Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto metoda ua shtojnë shanset 50 për qind për të lindur djalë ose vajzë

Jetë 14/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Baby shoes for a boy and a girl
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shumicën e prindërve të ardhshëm nuk është krejt njësoj gjinia e fëmijëve të tyre.

Nëse edhe ju jeni ndër ata, provoni ndonjërën nga këto metoda të pazakonshme të ngjizjes vajzë apo djalë, të cilat premtojnë sukses.

Sipas statistikave, shanset që të bëheni me djalë apo me vajzë janë përafërsisht 50:50.

Mirëpo, nëse bash keni vendosur që vetë të planifikoni gjininë e fëmijës tuaj, atëherë nuk do të ishte keq që të aplikoni metodat alternative dhe të provoni ndonjërën nga këto teknika për lindjen e bebes, sipas dëshirës.

Tabela kineze e gjinisë

Edhepse shkencëtarët e demantojnë një gjë të tillë, studimet kanë treguar se kjo tabelë në 50% të rasteve e tregon gjininë.

Sipas saj, elementet e tokës, ajrit, zjarrit dhe ujit në shpirtin e prindit mund të ndikojnë në fatin dhe gjininë e fëmijës, ndërsa kalkulohet sipas moshës së nënës në periudhën e konceptimit.

Metoda e dr. Landrum Shettles

Kjo metodë ka vlerën e saj shkencore, ndërsa dr. Shettles pohon se, është e suksesshme në 80% të rasteve nëse çifti dëshiron mashkull, 75% nëse dëshiron femër.

Kjo metodë themelohet në kurdisjen e seksit sipas ovulacionit, kështuqë, ata që dëshirojnë mashkull duhet të kenë seks në ditën e fillimit të ovulacionit ndërsa ata që dëshirojnë femër duhet të kenë seks 3-4 ditë para ovulacionit.

Shettles pohon se, metoda e tij është e saktë pasi gameta që përmban kromozomin X është më e ngadalshme në lëvizje mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y, i cili është jetëshkurtër dhe i shpejtë.

Ndikimi i ushqimit

Kjo metodë është duke fituar kritika pozitive nga prindërit e rinj, ndërsa themelohet në besimin se mënyra e të ushqyerit e nënës ndikon në gjininë e foshnjës pasiqë e ndryshon aciditetin pH të traktit riprodhues.

Kromozomet Y mashkullore janë më të sukseshme në mjedis alkali, ndërsa ato X femërore dëshirojnë më tepër mjedis acidik. Kështuqë, nëse çifti dëshiron mashkull, nëna duhet të hajë më tepër mish, vezë, në përgjithësi ushqime që përmbajnë proteinë.

Për femra, duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me kalcium- andaj duhet të pini qumësht, të han peshk, sallatë të gjelbër…

Metoda 0+12

Këtë metodë e ka zbuluar një nënë australiane e cila ka patur gjashtë djem dhe ka shpresuar për vajzë. Pasiqë ka provuar metoda të ndryshme, ka provuar të bëjë seks saktësisht 12 orë pas ovulacionit.

Ia ka dalur me vetëm një marrëdhënie të konceptojë vajzë. Pas disa viteve, kjo metodë është treguar të jetë 70% e suksesshme.

Rregullimi në një pozicion të caktuar

Kjo metodë themelohet në lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve mashkullore ndaj atyre më të ngadalshme femërore.

Aciditeti i vagjinës e rrezikon konceptimin, andaj ata që dëshirojnë që foshnja të jetë djalë duhet të rregullohen në pozita të tilla që mundësojnë penetrim të thellë gjatë ovulacionit.

Artikulli paraprakSara Hoxha poston një tjetër foto të London Noor, shikoni çfarë bën vogëlushi
Artikulli i rradhës Kosovarët shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për duhan

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.