Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prof.Mentor Petrela: “Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”

Lajme 16/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I befasuar që emri i tij renditej në “listën e zezë”, si ndër personat më të korruptuar, publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij të facebookut, e cila ndiqet nga mbi 1 milion e 100 persona, shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Mentor Petrela, ka mbetur pa fjalë.

I kontaktuar nga Doktor33.al, profesori i neurokirurgjisë i cili nuk ka llogari facebooku, madje nuk mban as telefon, thotë se me kryeministrin ka një marrëdhënie normale, por nuk di të shpjegojë se si ai, nisur nga ndonjë ankesë qytetaresh, të mund të publikojë emrin e tij në një listë si kjo.

Këtë e mori vesh nga kolegë dhe miq të tij, të cilët e kishin parë emrin në facebook-un e kryeministrit. Por megjithatë, ndonëse pa fjalë, ai ka një përgjigje me shkrim të cilën na e komunikoi në email. Duke përmendur herë Thomas Fridmen e herë Nietszche, profesori i neurologjisë mendon se i ka kthyer një përgjigje edhe kryeministrit por edhe ndjekësve të tij në facebook, duke konkluduar se sulmohet nga arritja. Në reagimin e tij ai shkruan:
“Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfe që e përkëdhelin me emrin popull, që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën ‘uzurpatore’. Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga ‘Bota është e sheshtë’ e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete.Sot e gjej vehten i korruptuar.corrupta paradox i skuadronit FB”.

Por duke cituar Volterin, Mentor Petrela një ditë kujton dhe drejtësinë:

Volteri në letrën drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t’i vijë qejfi madje juridikisht”.

Duke e konsideruar si një sulm ndaj tij, ndoshta jo nga kryeministri, një mik i tij që bashkë i lidh Franca dhe jo vetëm, por nga ata që janë ankuar në emër të tij, Petrela kujton dhe historinë familjare, duke dhënë në fund dhe përgjigjen:

“Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve në ’44, gjyshërit, klasa e përmbysur, e përjetuan me etiketa të varura në qafë ‘gjakpirës të popullit’ më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sotmja më duket lule. Ajo që më shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just ‘Mbreti duhet të gjykohet si armik’. Jetojmë në demokraci, disa ‘realistë’ janë pjesa më antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon ‘përbindshi i ftohtë’.

Skuadra FB kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës që i drejtohet Eteoklit në Shtatë kundër Tebës “Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.

Artikulli paraprakA është normale humbja e flokëve pas lindjes?
Artikulli i rradhës Nënat që pinë duhan në shtatzëni lindin fëmijë me këtë të metë, e cila frikëson shtetin

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.