Dy ditë më parë, emisioni “Me zemër të hapur” në “News24” transmetoi një video të veçantë. Një familje kishte kapur “mat” me të dashurin nusen e djalit të tyre dhe kishte xhiruar skenën e çiftit në krevat. Në videon disaminutëshe kunata i thotë gruas “i pafsh hajrin, por fëmijët lëri rehat”. Familja Nacaj nga Kopliku (bashkëshorti është në SHBA) e bëri publik rastin në TV, duke kërkuar që dy fëmijët të mos i mbajë më e ëma që u kap me të dashurin, por familja e të atit.
Gruaja “protagoniste” e videos ka rrëfyer sot në “Gazetën Shqiptare” versionin e saj të së vërtetës.
Sipas L.N., jeta private është e saja dhe s’mund të ndërhyjë njeri. Por, për fëmijët ajo thotë se i ka rritur me sakrifica dhe pretendon se familja e bashkëshortit e ka dhunuar sistematikisht. Në intervistën për “Gazetën Shqiptare”, gruaja thotë se për këtë video i janë kërkuar burrit të saj në SHBA 800 mijë lekë nga dhëndri i shtëpisë, teksa pretendon se bashkëshorti i saj ka një lidhje paralele në SHBA.
Bashkëshorti juaj doli në një lidhje telefonike ku tha se ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe se ka qenë ai personi që ka kërkuar të bëhej kjo video…
Atë e kanë kapur për hunde. Unë kam mesazhet. Është hapur gjyqi që të më marrin mua fëmijët e mi dhe me ia lënë atij pijanecit atje. Që me m’i marrë mua dhe me i lënë me njerkën atje.
Ju po thoni njerkën. Mendoni se bashkëshorti juaj ka një lidhje jashtëmartesore?
Jo mendoj, por unë kam fakte. Kam kaq vite nuse atje dhe më kanë thënë, por unë nuk e kam besuar. Më ka marrë në telefon, më ka sharë familjen e më ka ofenduar. I kam thënë ‘çfarë ke?’
Femrën tjetër, e ka në Amerikë?
Po, kam edhe foton. Të tërë familjarët i thonë “hajd për hajër” e “u plakshit bashkë”. Ai që ka lënë një grua e dy fëmijë në Shqipëri, që ka shkuar andej për një jetë më të mirë, për dy fëmijë të mitur! Për një grua, të keqe a të mirë, vetë e kanë lidh e vetë e kanë zgjidh. Pra ta çosh në rrugë të keqe familjen e ke kollaj.