Kamerat e trafikut në një rrugë në Rio de Janerio, Brazil, kanë filmuar momentin kur një person shtyn një vajzë përpara autobusit, në tentativë për ta vrarë atë.
Sipas policisë, personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, tentoi të vriste ish të dashurën e tij, pasi ajo i tha se ishte shtatzënë.
Në video tregohet momenti kur ai e shtyn vajzën përpara një autobusi në lëvizje. Megjithatë, fatmirësisht ajo ka arritur të shpëtojë.