Periodat mund të zgjasin nga tre deri në shtatë ditë. Shumë femra e kanë problem këtë cikël, pasi shkakton dhimbje barku, dhimbje koke, marramendje, luhatje të humorit etj. Por, ka diçka që mund të bëhet për t’i dhënë fund periodave në vetëm tre ditë (sigurisht, për ato që u zgjasin më shumë). Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë dhe do të ndiheni më energjike.
- Pini sa më shumë ujë: Duhet të pini sa më shumë ujë kur jeni me periodat. Kështu do të keni më pak dhimbje dhe fryrje të barkut. Sasia e ujit që duhet të konsumoni varet nga pesha e trupit. Nëse peshoni 50 kg, duhet të pini rreth 1.5 litra ujë.
- Çaji i mjedrës: për shkak të pranisë së një alkaloidi, e lejon mitrën të ketë më pak kontraktime. Sa më pak kontraktime, lodhje dhe lëvizje të muskujve, aq më pak dhimbje të barkut.
- Çokollata e zezë: Që periodat tuaj të zgjasin më pak, duhet të konsumoni çokollatë të zezë çdo ditë. Kjo lloj çokollate ka antioksidues të fuqishëm dhe gjithashtu rrit serotoninën, i cili nxit humorin.
- Mos konsumoni shumë kripë: Mjekët sugjerojnë një dietë me 2,300 miligramë në ditë ose gati një lugë çaji. Mënyra më e mirë për të kontrolluar sasinë e kripës që konsumoni është të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të shpejta.
- Ushtrohuni çdo ditë: Ushtrimet fizike të përditshme (ose tre herë në javë rregullisht) janë shumë të mira për të rregulluar ciklin menstrual dhe gjithashtu për të ulur dhimbjet gjatë menstruacioneve.