Më poshtë mund ta lexoni raportin e lindjeve nga Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në raportin e klinikës janë regjistruar gjithsej 32 lindje, ndërsa numri i bebeve është 34, raporton Gazeta Shneta.
Dy nëna kanë sjellë në jetë binjakë, njëra të gjinisë femra dhe tjetra djem.
Sipas gjinisë, janë regjistruar 18 djem dhe 16 vajza.
10 nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 15 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/