Me rastin e Javës Botërore të ushqyerjes me gji, organizata ‘’Human Care’’ organizoi bashkëbisedim me qytetarët e Prishtinës në sheshin ‘’Nëna Terezë’’.
“Qëllimi i shënimit të kësaj jave është informimi dhe sensibilizimi i qytetarëve përkatësisht nënave me të ushqyerit me qumështin e gjirit për foshnjat. Java botërore e ushqyerjes me qumështin e gjirit është një aksion madhor që zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë javës së parë të muajit gusht”, thuhet në një komunikatë për media.
Qumështi i nënës është thelbësor për mirëqenien e fëmijës në fazat e para të jetës dhe për të ardhmen e tij, përveç kësaj ka dhe efekte pozitive për nënën të vërtetuara shkencërisht.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( OBSH ), rekomandohet që krahas ushqimeve shtesë edhe pasi foshnja të mbush 6 muaj, të vazhdohet të ushqyerit me qumësht gjiri.