Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindroma që prek me miliona gra dhe ngatërrohet me dhimbjet e ciklit menstrual

Femina 05/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndiheni të fryrë, në siklet dhe merrni frymë me vështirësi ndërkohë që keni dhimbje të tmerrshme barku? Këto simptoma mund të duken të njohura për të gjitha gratë, duke qenë se u duhet t’i përballojnë çdo muaj.

Por, ka raste kur ato paralajmërojnë për një problem tjetër tek femrat: sindromën e zorrës së irrituar (SZI).

Kjo sindromë mund të shkaktojë dhimbje therëse, fryrë të barkut, kapsllëk si dhe periudha të shkurtra diarreje.

Ajo prek rreth 25% të njerëzve në Britani. ¾ e njerëzve që vuajnë nga SZI thonë se është një gjendje “molisje” që ndikon në përditshmërinë e tyre.

Si të vini re shenjat e SZI…

Te shumë njerëz simptomat zgjasin pak ditë dhe më pas fillojnë të përmirësohen, por nuk zhduken krejtësisht. Disa prej tyre mund të kenë sulme të herëpashershme të nxitura nga ajo çfarë hanë apo pinë, prandaj simptomat e kësaj sindrome mund të kontrollohen nëpërmjet dietës.

Cilat janë simptomat më të dukshme?

Shenjat më të zakonshme që mund të përjetojë një person që vuan nga sindroma e zorrës së irrituar janë:

  • Dhimbje therëse në stomak, që mund të lehtësohen pas jashtëqitjes.
  • Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes – si diarre, kapsllëk ose ndonjëherë të dyja së bashku.
  • Fryrje dhe ënjtje të stomakut.
  • Me raste mund të ketë nevojë urgjente për të shkuar në tualet.
  • Ndjesi sikur nuk i ka boshatisur mirë zorrët pasi ka shkruar në tualet
  • Erë e rëndë
  • SZI mund të sjellë edhe ndërlikime të tjera, si mungesë energjie, të përziera, dhimbje gjatë aktit seksual, ankth dhe depresion.

Çfarë trajtimesh ofrohen?

Për arsyen se është e paqartë se çfarë e shkakton SZI, trajtimi fokusohet në lehtësimin e simptomave.Megjithatë simptomat mund të menaxhohen duke ndryshuar dietën dhe mënyrën e jetesës, dhe duke kuptuar natyrën e kësaj gjendjeje.

Në shumë raste mjekimet ose trajtimet psikologjike mund të jenë të dobishme.

Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë rekomandohen që të ndërpresin konsumin e fibrave tek drithërat, frutat e thata dhe farat nëse kanë vazhdimisht diarre, si dhe të konsumojnë fruta e perime.

Ndërsa, nëse vuajnë nga kapsllëku, duhet t’i konsumojnë ushqimet e pasura në fibra.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të konsumoni shumë ujë që të shmangni dehidratimin, shkruan Gazeta Shendeti.

Këshilla të tjera:

  • konsumoni vakte të rregullta duke mos anashkaluar asnjërën prej tyre
  • kufizoni konsumin e çajit ose kafes në maksimumi 3 filxhanë në ditë
  • ulni sasinë e alkoolit dhe pijeve të gazuara
  • nëse keni fryrje barku, duhet të konsumoni bollgur
  • nëse keni diarre, duke të shmangni produktet me ëmbëltues artificial, si çamçakëzët ose pijet energjike.
Artikulli paraprakKosova shënon Javën Botërore të ‘’Ushqyerjes me gji’’
Artikulli i rradhës Nëna që dhuroi më shumë se 2,000 litra qumësht nga gjiri i saj

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.