Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet shkaktare për vdekjen e shqiptarëve, ja cilat janë ato

Jetë 06/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deri para viteve ’90, sëmundjet infektive ishin sfida kryesore e shëndetit publik, njëkohësisht edhe shkaku kryesor i vdekshmërive në vend. Gati dy dekada më pas, kjo sfidë për specialistët e shëndetësisë është quajtur e kaluar, për t’i lënë vendin problemeve të tjera shëndetësore si ato kardiovaskulare, që si kudo në botë, po shkaktojnë një numër të lartë vdekjesh për çdo vit.

Për shefin e shërbimit të Mjekësisë Interne dhe Hipertensionit në spitalin “Nënë Tereza”, Mihal Tase, sëmundjet i sollën vetë njerëzit, të cilët, me mënyrën moderne të të jetuarit modifikuan jetesën e shëndetshme.

Hipertensioni
Sot, rreth 37 % e njerëzve që kanë marrë pjesë në kontrollin bazë mjekësor vuajnë nga hipertensioni, ku më të prekura janë femrat. Kësaj shifre i shtohet edhe një pjesë tjetër e popullatës, rreth 18%, që nuk e kanë ditur më herët se kanë hipertension, që do të thotë se ka një shkallë shumë të lartë të sëmundjes në popullatë, që fillimisht, njerëzit nuk e dinë, dhe pastaj nuk kanë as kujdesin e duhur për sëmundjen.Sipas të dhënave të zbuluara nga analizat e check-up, 35% e njerëzve e dinë që janë me hipertension, por nuk mjekohen siç duhet.

Jetëgjatësia
Për profesor Mihal Tasen, shtimi në dukje i sëmundshmërisë në popullatë lidhet më së pari me rritjen e jetëgjatësisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76 vjeç për meshkujt dhe 80 vjeçe për femrat.
Por, një faktor po kaq i rëndësishëm që ka ndikuar në rritjen e sëmundshmërive kronike përfshirë diabetin, obezitetin apo problemet e yndyrnave është edhe mënyra moderne e të jetuarit, ku po përdoren masivisht ushqimet e shpejta të fast-foodeve. Ky stil jetesë ka bërë që edhe të rinjtë të preken nga sëmundje të konsideruara të zakonshme për moshat e mëdha, shkruan Ina, transmeton Gazeta Shneta.

Yndyrat dhe diabeti
Shkaku kryesor prej nga zënë fill problemet shëndetësore për të shkuar më pas deri të sëmundjet kronike janë pikërisht yndyrnat. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka, thotë se nga të dhënat e zbuluara nga analizat e kontrollit bazë mjekësor, 65% e rasteve kanë rezultuar pikërisht me probleme me yndyrnat.
Mjekja thotë se në vend po zbulohen sëmundje kronike te popullata në dukje e shëndetshme, siç është edhe diabeti. Sipas të dhënave, 4% e popullsisë shqiptare rezulton diabetike pa e ditur, ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë. Këto shifra flasin për një përhapje edhe më të madhe të sëmundjes, ku numri i mundshëm i popullatës diabetike është 150 000 persona, ndërkohë që te Fondi i Sigurimeve janë të regjistruar për të përfituar ilaçet me rimbursim 77.500 persona me diabet.
Për të shpëtuar shëndetin nga dëmtimi i sëmunjdeve përfshirë edhe kosot në rritje, mjekët bëjnë apel për vizita parandaluese. Sot, shpenzimet mesatare vjetore vetëm për barnat e rimbursueshme të të sëmurëve me diabet, janë rreth 30 mijë lekë në vit.

Vaksinimi
Vaksina e 1-vjetorit është një nga rastet më flagrante, ku mjaft prindër vendosin mos tia bëjnë fëmijëve, të bindur se ajo shkakton autizëm. Edhe pse kanë kaluar disa kohë nga ky diskutim, pediatria Natashi Ajazi pranë konsultorit të fëmijëve në Qendrën Shëndetësore nr.4 në Tiranë, thotë refuzimi vazhdon. Bluzat e bardha bëjnë apel që prindërit të kuptojnë se vaksinimi është i nevojshëm dhe nuk ka asnjë fakt të vërtetuar shkencërisht se vaksina shkakton autizëm.
Dilemën për vaksinën e vitit të parë të jetës, në disa raste prindërit e lidhin edhe me sigurinë e asaj që ofrohet në shtet, për këtë arsye ka prej atyre që zgjedhin ta blejnë privatisht. Por mjekët garantojnë se vaksina shtetërore është e sigurt dhe nuk duhet neglizhuar.

Mbi 80% e vdekjeve të ndodhrua gjatë vitit 2016 në vendin tonë sipas të dhënave nga INSTAT kanë qenë për shkaqe natyrale. Një vit më parë, në vend janë regjistruar mbi 21 mijë vdekje duke rezultuar me një normë vdekshmërie rreth 74 vdekje për 10.000 banorë. Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2017, rezultoi 2.88 milionë banorë, duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkaktarët e kancerit i keni brenda në shtëpi, largojini menjëherë
Artikulli i rradhës Pushimet verore me beben, cfarë duhet pasur parasysh

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.