Shpërndan heroinë në sy të djalit të saj 4 vjeç. Një nënë amerikane nga Cincinnati, u filmua nga disa telekamera të sigurisë teksa po shiste disa doza heroine dhe pret që të injektohet, gjithçka në sy të djalit të vogël.
Lauren Story, 29 vjeçe përfundoi në pranga këtë të enjte, por i mohon kategorikisht akuzat, ndërkohë që djali i saj i’u besua shërbimeve sociale.
Gjithçka u zbulua nga disa tregtarë të zonës, të cilët krijuan dyshime lidhur me lëvizjet e çuditshme të gruas.
Kamerat filmuan gruan në aktivitetin kriminal, ndërkohë që i vogli dukej i qetë dhe i edukuar, ndërsa ishte mësuar duke parë skena të tilla, pasi luante me telefon pa u shqetësuar aspak nga gjithë çfarë po ndodhte.
Policia u ndihmua nga motra e gruas, e cila tha se kishte synim vetëm që ta ndihmonte./noa.al/