Dy burra kanë marrë guximin që të provojnë me anë të një stimulatori dhimbjet që përjetojnë gratë gjatë lindjes së fëmijëve.
Çifti, Brad dhe Dan, mendojnë se gratë ekzagjërojnë gjithçka dhe dhimbjet nuk janë aq tronditëse sa dukeshin.
Por mesa duket do u duhet t’i tërheqin mbrapa të gjitha pretendimet e tyre pasi dhimbjet që kanë përjetuar ishin të tmerrshme, duke i lënë pa frymë.
Ngjarja është regjistruar nga mjekët e Rochester Hills në Michigan dhe në video shihen të dy burrat, së bashku me bashkëshortet e tyre që i shoqërojnë, të lidhur në pajisjen që dërgon elektroda në barkun e tyre, të cilat imitojnë kontraktimet.
https://youtu.be/7B51K7DQ9pU