Keni pyetur ndonjëherë pse baballarët nuk zgjohen nga gjumi edhe kur bebet qajnë me zë të lartë? Një baba është munduar të jap një shpjegim.
“Unë e kam gjumin e rëndë. Gjithmonë e kam pasur. Kam fjetur edhe kur ka pasur mot me stuhi apo dikush ka punuar afër shtëpisë time”, thotë ky baba.
“Ndoshta instinkti i njëjtë biologjik që i tregon nënës se është koha ta ushqej beben, më tregon edhe mua se është koha që ajo ta ushqej beben”.
“Nuk ka rënë zjarri, askush nuk është duke vdekur dhe instinkti më thotë: Qetësohu se nuk ka ndodhur asgjë, kthehu në gjumin e thellë”, shton ai.
Ai konsideron se babai është i panevojshëm edhe nëse zgjohet nga gjumi, pasi nuk mund ta ushqej beben me gji, por edhe nëse duhet t’ia jap shishen – kjo është punë e nënës.
“Megjithatë, nuk është se nuk mërzitem për fëmijët e mi kur flejë. Nëse gruaja ime do të kishte nevojë, do të zgjohesha dhe do të bëja gjithçka. Dhe realisht krejt çka mund të bëj është t’i ofroj ndihmë”.
“Prandaj gjithmonë i them, nëse ke nevojë për mua, këtu më ke”. /Gazeta Shneta/