Shyhrete Behluli, të mërkurën e 16 gushtit është bërë gjyshe e shtëpisë. Përveç emrit të djalit që është Matin Salihu, çifti Learta dhe Kushtrimi kanë vendosur mos ta bëjnë publike fytyrën e fëmijës.
Gjatë ditës së djeshme, Engjëllusha publikoi një foto përmes së cilës fotografoi nipin në qytetin e Dortmundit.
Ndërsa sot, është Learta ajo e cila postoi një foto në rrjete sociale, në të cilën shkroi “Fëmija im”.Rikujtojmë se Shyhrete Behluli në një prononcim për Express ka treguar arsyen se përse nuk kanë dëshirë ta ekspozojnë fytyrën e nipit, transmeton Gazeta Shneta.
‘Unë nashta bebën skom qef me ekspozu se po tutna po i bin mësysh’, ka thënë këngëtarja për Express.Rikujtojmë se Learta dhe Kushtrimi mbetën çifti më i komentuar i mediave rozë.
/Gazeta Shneta/