Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë i këshillon të gjitha shatëzënat, nga përvoja personale kjo nënë

Këshilla për shtatzëna 25/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vajza ime i bëri tri vjet gjatë fundjavës, dhe gjatë dy viteve të fundit, jam bërë shumë nostalgjike.

Mbaj mend të qenit shtatzënë dhe të kesh një të porsalindur sikur të ishte dje – ishte koha më e lumtur e jetës sime. Unë jam zakonisht një person mjaft i përmbajtur, kështu që i u qasa shtatzënisë dhe amësisë me qetësi dhe e lumtur. Nuk kam marrë mësime për këtë, por kam lexuar vetëm një libër. Unë vetëm kam besuar se instinktet e mia do të më shtyjnë që t’i kuptoj gjërat vetë.

Për më shumë, kjo qasje ka funksionuar për mua. Për pjesën më të madhe. Të bërit nënë ka qenë gëzimi i jetës sime, por të jam e sinqertë, kjo është edhe një përvojë tepër e madhe. Megjithatë, sidomos në fillim, ka pasur ca gjëra të vogla që do të ishte mirë të kisha qenë më e përgatitur për to ose të paktën e paralajmëruar.
Pra, si shërbim për nënat shtatzëna dhe nënat e reja që sapo kanë filluar aventurën e amësisë, dëshiroj t’i ndaj disa gjëra që kam dashur t’i dija para se të kisha një fëmijë. Shpresoj, të paktën ndonjë nga këto sadopak të ju lehtësojë muajt e parë,shkruan Femra.net, transmeton Gazeta Shneta.

  • Qumështi i gjirit mund të jetë një proces i natyrshëm, por nuk i vjen natyrshëm të gjitha nënave. Unë kam qenë një prej tyre. Por, edhe pse vajzën time e kam ushqyer me gji për një kohë të shkurtër, ajo është ende e lumtur, e shëndetshme dhe e zgjuar.
  • Keni dëgjuar për hormonet, por ato ndikojnë te çdo grua ndryshe. Nëna ime qëndroi me mua në shtëpi javën e parë pas lindjes. Kur u largua, unë bërtisja në fshehtësi çdo ditë-të ditës, disa herë në ditë – sepse kërkoja që ajo të kthehet. Rezultoi, se ishte krejtësisht normale.
  • Gjithkush e di se realisht lindja nuk është e këndshme, por për ca arsye pak njerëz flasin për shërim. Unë kam lindur natyrshëm dhe dhimbjet, javët e para janë të pakëndshme për të thënë aspak të këndshme. Unë kam dëgjuar se shërimi nga prerja Cezariane është edhe më keq.
  • Bebet nuk kanë nevojë një tonelatë rrobash. Si blerëse që jam, vajza ime që para lindjes kishte rroba të mjaftueshme për gjashtë muajt e parë të jetës së saj, pa i përsëritur. Shumë keq sepse ajo jetoi në pixhama 6 ditë të javës për 3 muaj.
  • Flini kur fle edhe fëmija! Kjo është një gjë që nëna ime ma ka mbjellë në kokën time, gjersa ishte me mua. Enët dhe larja e rrobave dhe çdo gjë tjetër mund të presin për t’i bërë. Por mbijetesa juaj tërësisht varet nga sa më shumë gjumë të bëni.
  • Nëse keni nevojë për ndihmë, mos kini frikë ose turp të pyesni. Dy netët e para zgjohesha sa herë që zgjohej edhe vajza ime ashtuqë u lodha tepër. Më në fund u nënshtrova dhe e pyeta nënën time nëse do të kujdesej për ta ushqyer nga ora 6 deri në 10 paradite dhe ‘oh’ çfarë ndryshimi bënë ato katër orë.
  • Pavarësisht nga problemet e mia me të ushqyerit me gji, e kam përjetuar rrjedhjen e gjirit si asnjë punë tjetër. Qumështi nuk rrjedhte kurrë kur e afroja vajzën për të thithur, por sapo e dëgjoja duke qarë ata fillonin të rrjedhin si të çmendur. Zgjedhni apo jo t’i jepni gji foshnjës, gjiri juaj nuk është i kompletuar pa një ‘jastëk’ (vatë) në thithkat tuaja.
  • Reagimi tjetër fizik që unë totalisht nuk isha e përgatitur për të? Disa javë të para, kur vajza ime bërtiste apo qante mitra ime fillonte të kontraktojë. Unë sinqerisht nuk kam asnjë ide nëse kjo është normale apo jo, por mendoj se kjo tregon lidhjen e pabesueshme që kanë nënat me fëmijët e tyre.
  • Jo të gjitha foshnjat gromësijnë gjatë gjithë kohës. E mendoja si diçka që vazhdimisht shihni në filma dhe në TV – sapo fëmija përfundon ushqimin, një shuplakë në shpinë dhe voila! ajo gromësinë. S’është ashtu. E pra, të paktën jo për fëmijën tim. Sa do që përpiqesha, ka pasur raste kur vajza ime thjesht nuk gromësinte. Dhe sipas mjekut tim, kjo ishte normale. Vajza ime kurrë nuk ka vuajtur nga gazrat apo dhimbje barku – ajo thjesht nuk gromësinte gjatë gjithë kohës.
  • E fundit, por padyshim jo më pak e rëndësishme, kujdes nga muti. Seriozisht. Kur në fund fillova ta veshë fëmijën tim me veshje aktuale, ka pasur ditë kur ajo e bënte ‘nevojën’ direkt në to. Ndjehesha e nënçmuar-neveritur, madje – herën e parë zbulova se jo vetëm që kishte dhjerë në rroba, por gjithashtu i kishte rrjedhë teposhtë nëpër këmbën e saj. Nuk ka asgjë të mirë apo argëtuese në lidhje me pastrimin e ‘nevojës’ së fëmijës, por duhet të jeni të përgatitur për atë gjithsesi. /Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakLearta publikon foton e parë të nipit të Shyhrete Behlulit, ja si duket
Artikulli i rradhës Doktorët e diagnostifikuan me alergji, 36-vjeçarja vuante nga një sëmundje fatale

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.