Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo ka postuar një fotografi të ëmbel me familjen e tij në rritje, ditën e dielë.
Futbollisti 32-vjeçar dukej tepër krenar, derisa na paraqiste me binjakët e tij të porsalindur Eva dhe Mateo, me djalin e tij të madh dhe të dashurën e tij shtatzënë, Georgina Rodriguez, transmeton Gazeta Shneta.
Duke e përshkruar fotografinë si “disponim familjar”, futbollisti shihet me një buzëqeshje të lehtë duke mbajtur një nga binjakët, ndërsa e dashura e tij mbante tjetrin./Gazeta Shneta/