Speci i kuq i djegës përmbanë një substancë të quajtur kapsaicin, i cili i jep atij karakteristikën e veçantë djegëse. Sa më të fortë ta ketë ngjyrën, aq më shumë veti të mira për shëndetin tuaj do të përmbajë ai. Kjo substancë është vërtetuar të ketë ndërlidhje me problemet e kyqeve, kolesterolin, psoriazën dhe diabetin, sugjerojnë studimet e fundit mjekësore, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse konsumoni këtë frut do t’i ndihmoni shëndetit tuaj të forcohet dhe të parandaloj këto probleme:
Reduktimin e kolesterolit të lartë:
Speci i djegës ul nivelet e larta të kolesterolit në gjakë, dhe njëkohësisht ngrit aftësinë e trupit për të liruar fibrinin, e cila është substancë që shkakton formimin e grumbullimit dhe bllokimit të gjakut në organizëm.
Vendet të cilat kanë traditë konsumimin e specit djegës, kanë statistika të ulëta të pacientëve të prekkur nga sulmi i zemrës, infarkti, dhe embolizmi pulmonarë. Prandaj, kombinojeni ushqimin tuaj me këtë spec dhe merreni armën tuaj më të fuqishme të planetit për mbrojtjen nga sëmundjet më të përhapura të shekullit.
Sinusi
Duke përdorur specin në fjalë, sinusi juaj do të bëj transformim të madh nga gjendja e mëparëshme. Kapsaicini ndikon indirekt në mukus, mbronë sekretin e mukusit për të mos kaluar në vrimën nasale dhe e lehtëson frymëmarrjen.
Kancerin e prostatës
Një studim i publikuar në mars të 2006, që kishte studiuar vetëm këtë lloj të kancerit, ka ardhur në përfundim se substanca kapsaicin e këtij speci, vret të gjitha qelizat kancerogjene që krijohen në prostatë. Doza efektive për testimin në kafshë ishte 400 mg kapsaicin, tre herë në javë.
Humbja e peshës
Duke konsumuar speca të djegës, në trupin tuaj ky proces quhet termogjenezë, e cila shtyen trupin të prodhojë më shumë nxehtësi që është e barabartë me lirimin më të madh të energjisë, dhe kjo si rezultat ka djegien e yndyrës së tepërt. Me këtë fakt dhe proces, ju do të humbni kaloritë e tepërta dhe të panevojshme të trupit.
Diabeti
Kur filloni të përdorni një spec në racionin tuaj të drekës, niveli i sheqerit në gjakun tuaj do të zbres menjëherë. Kështu thonë shkenctarët australian nga Klinika e Nutricizmit, të cilët kanë vërtetuar se përpos kapsaicinit, fruti përmbanë antioksidant si vitamina C dhe karotenoidët, të cilët ndihmojnë në rregullimin e insulinës së trupit. /Gazeta Shneta/