Rrjetet sociale zakonisht shihen si mënyrë e mirë për të tejkaluar kohën e lirë, por ka edhe raste të tjera kur këto rrjete na rikujtojnë se sa e rëndësishme është të lidhemi me njëri-tjetrin. Ky shkrim ka të bëj me këto rastet e veçanta, i cili tregon për historinë e një nëne që u ribashkua me foshnjen e saj me ndihmën e Facebook-ut, pasiqë ishin ndarë nga njëri-tjetri gjatë Uraganit Harvey.
Derisa po mundohej të arratisej nga shtëpia e saj tashmë e stërmbushur me ujë, Da’Jauh Hennix ishte tmerruar kur kuptoi se niveli i ujit ishte rritur përnjëherë, dhe po e mbulonte deri tek qafa e saj. Ajo po mundohej të largohet duke e mbajtur beben e saj lartë mbi kokën e saj, e frikësuar deri në palcë që ajo dhe bebja nuk do t’ia dilnin dot të shpëtonin të gjalla nga përmbytja. Derisa uji po rritej përreth saj, nëna shpesh herë zhytej e tëra nën ujë, vetëm për ta mbajtur beben të sigurt dhe të gjallë, shkruan 9Neës, transmeton Gazeta Shneta.
Në të njejtën kohë, nënoficeri Reed Clark në varkën e shpëtimit, ishte duke e vëzhguar zonën e mbuluar nga uji, vuri re nënën që po mundohej të shpëtonte veten dhe foshnjen me forcat e saj të fundit. Ky oficer u ofrua për t’u ofruar ndihmën e tij, por për shkak se nuk kishte mundësi t’i mbante të sigurta që të dyja, nëna vendosi vetëm të bijën në varkë, dhe për vete vazhdoi tutje e brengosur se nuk do ta shihte më kurrë vogëlushen e saj.
Pasi që kaloi pak kohë që nëna dhe foshnja e saj nuk po mundnin të gjenin njëra tjetrën, Paige e shqetësuar publikoi një fotografi të së bijës në Facebook për të kërkuar ndihmë nga miqtë të cilët kishin mundësi ndihmese. Në të njejtën kohë, edhe oficeri Clark dhe kolegët e tij, publikuan fotografinë e vogëlushes, fotografi këto të shpërndara nga më shumë se 32 mijë persona në faqet personale të Facebookut. Dhe, pikërisht në këtë mënyrë, me ndihmën e njerëzve të mirë, nëna dhe e bija e saj u ribashkuan, shëndosh e mirë, dhe iu falenderuan të gjithë atyre që ofruan ndihmë. /Gazeta Shneta/