Për shumicën e nënave, pyetjet rreth shtatëzanisë janë të shumta. Njëra prej tyre është, “Kur kthehet bebja me kokë poshtë brenda mitrës?” Njëra nga arysyet për gjithë entuziazmin rreth kësaj pyetje është se pozita e bebes kokëposhtë nënkupton gatishmërin e nënës për të lindur shumë shpejtë.
Pra, kur ndodhë kjo gjë magjike?
Bazuar në hulumtimet e ekspertëve, një foshnje e palindur mund të rrotullohet me kokë poshtë në mes të javës së 28 dhe 32 të shtatëzanisë. Megjithatë, disa bebe janë rrotulluar vetëm pak minuta para se të fillonte lindja. Por, ju mund të bëni lindje vaginale edhe nese bebja juaj nuk merr këtë pozicion.
Përse pozita e kokës së bebes ka shumë rëndësi?
Gjatë lindjes, bebja kalon rrugën përmes eshtrave të pelvikut, përpara se të arrijë në kanalin e lindjes. Pozicioni më i mirë për një lindje vaginale të pakomplikuar quhet Occiput Anterior, kur bebja është kokë poshtë, dhe trupi kthehet me shikim nga shpina e nënës, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Të stimuloni beben tuaj të marrë pozitën me kokë poshtë
Zakonisht, këtë pozitë bebet e marrin rreth javës së 30 të shtatëzanisë. Por, shpesh herë kjo mund edhe të mos ndodhë deri në javën e 36. Nëse kjo gjë ju ndodhë juve, ju mund t’i bëni këto gjëra për t’i ndihmuar bebes të ndërrojë pozitën.
- Merrni një pozicion sikur të ishit ulur
- Por, mos e bëni këtë shpesh herë dhe gjatë
- Përdoreni një jastëk për të mbrojtur shpinën gjatë uljes
- Ushtroni me ndihmën e topit për lindje.
Derisa e prisni këtë moment magjik, edhe nëse nuk ndodhë në shtatëzaninë tuaj, mos u shqetësoni. Shumica e bebeve të cilat nuk marrin pozitën në fjalë, lindin me anë të operacionit Cezarian. Konsultohuni me doktorin tuaj për trajtim specifik. /Gazeta Shneta/