Ekziston një frut tejet i shëndetshëm, me përmbajtje të fuqishme mjekësore, që mund të lehtësoj dhe shëroj sëmundjet dhe problemet tuaja shëndetësore.
Këtë efekt shërues ia mundëson përqendrimi i lartë i substancës se njohur antokianins, e cila e bën edhe me ngjyrë të kuqe.
Krahë të tjera gjërave, rrepani i kuq ka edhe efekte të fuqishme antikancerogjene.
Çfarë veti të tjera shëruese përmbanë panxhari i kuq?
Në këtë frut, gjejmë edhe nivel të lartë te batainës, e cila është një anti-inflamatore e fuqishme, që mirëmbanë shëndetin e zemrës.
Përkatësisht, panxhari i kuq përmbanë edhe vitamina të rëndësishme, si B1, B2, B12, dhe C.
Por, nuk duhet harruar se mineralet Koper, Magnezi, Hekuri, Fosfori, dhe Iodina, qëndrojnë së bashku në listën e përbërësve të shëndetshëm.
Çfarë sëmundje mund të trajtoj panxhari i kuq?
Rrepani përmirëson qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë ndihmon në furnizimin e organizmit me oksigjen dhe materie ushqyese. Gjithashtu, rregullon nivelet e kolesterolit, përmirëson funksionin e mëlqisë, parandalon aneminë dhe detoksifikon trupin.
Me të, ju mund të ngadalësoni edhe procesin e plakjes dhe të mbani pamjen tuaj rinore më gjatë, shkruan Alternative Magazin, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, me konsumimin e panxharit të kuq, mbroni venat e gjakut, duke parandaluar sulmin e zemrës apo atakun kardiak.
Nëse keni probbleme me organet tretëse, ky frut meqënëse është antioksidant, përmirëson edhe tretjen.
Si ta konsumoni?
Mund ta hani të freskët, të bluar, të gatuar apo të pjekur.
Nuk duhet t’ia hedhni poshtë as gjethet, pasiqë edhe ato janë të shëndetshme për konsum. Janë tejet të pasura me Potasium.
Filloni ta praktikoni konsumimin apo pirjen e lëngut të rrepanit të kuq çdo ditë, dhe do të vëreni përmirësimet në organizmin tuaj. /Gazeta Shneta/