Një aplikacion kontraceptiv që përdor temperaturën e trupit për të ndjekur ciklin menstrual të një femre është 93 përqind efektive,bazuar në një studim historik që ka gjetur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet, duke u bazuar në 22.785 gra, madje tregojnë se aplikacioni i cili quhet Natyral Cycles punon pak më mirë se Piluli në parandalimin e shtatëzanisë.
Aplikacioni i smartphoneve, i cili është miratuar në BE si një kontraceptiv, parashikon ditët e muajt kur një grua është më pjellore.
Në këto ditë, këshilloheni që çiftet të përdorin një prezervativ për të zvogëluar rrezikun e një shtatzanie aksidentale.
Që nga fillimi i tij në 2014, prodhuesit e saj kanë pretenduar të kenë një normë efektiviteti prej 93 përqind. Megjithatë, gjykimet u bazuan në grupe shumë më të vogla./Gazeta Shneta/