Uragani Irma ka bërë kërdinë në vendet, si: Karaibe dhe në Florida, me shumë njerëz që përpiqen të mbajnë shtëpitë e tyre të sigurta ose të evakuojnë diku, në ndonjë vend më të sigurt.
Megjithatë një grua në Majami kishte shkallën e saj të vështirësisë në rritje eksponenciale, kur ajo hyri në lindje vetëm disa orë para se uragani të godiste qytetin, transmeton Gazeta Shneta.
Erërat e forta dhe emergjencat konkurruese e bënë të pamundur që ekipet e shpëtimit të kalonin te gruaja, kështu që ata e udhëzuan atë nëpërmjet telefonit.
Welcome to the world baby Nayiri Storm! Glad our officers were able to assist the family safely from hospital to hotel. #PerfectName pic.twitter.com/Cun2wKmwQ2
— Miami-Dade Police (@MiamiDadePD) September 9, 2017
Gruaja, e cila nuk është identifikuar në media, është biseduar përmes gjithë ngjarjes nga paramedikët, një dispeçer dhe një mjek në një spital në Majami, në një konferencë telefonike.
Por ajo e bëri të gjithë lindjen vetë, duke përfshirë lindjen e placentës dhe prerjen e kordonit të kërthizës.
Ajo lindi një vajzë të shëndoshë, e cila u nxitua për në spital sapo ekipet e shpëtimit të kishin arritur, disa orë më vonë./Gazeta Shneta/