Studimet e fundit psikologjike kanë arritur në një përfundim shumë interesant.
Sharja mund të jetë e vrazhdë dhe e rëndë për ta dëgjuar nga personi përballë jush, por ajo sjellë edhe shumë të mira për shëndetin tuaj, që s’i keni pritur më parë!
Pas testimeve që grupi i psikologëve nga Keele University, ja cilat janë të mirat shëndetësore pas sharjes:
Çlirimi i dhimbjes: Sharja aktivizon reaksionin e përleshjes, duke arritur tutje tek rritja e adrenalinës dhe përkimin me efektet analgjezike.
Richard Stephens, pjesë e ekipit të hulumtimit në fjalë, ka zbuluar se njerëzit që shajnë janë të aftë të mbajnë duart në ujë të ftohtë më gjatë sesa pala tjetër. Por, kjo vlenë vetëm për personat që shajnë disa herë gjatë ditës, shkruan Psychology Today, transmeton Gazeta Shneta.
Forcë dhe kontrollë: Sharja mund të na ofrojë një ndjesi të fuqisë dhe kontrollit ndaj situatave të këqija në jetë. Duke shajtur, tregojmë se nuk jemi viktimë pasive e situatës, por një luftëtar i cili reagon me forcë ndaj të keqës që na është afruar.
Kjo ngrit edhe vetbesimin dhe konfidencën, dhe mundëson korrigjimin e veprimeve që do t’i marrim në të ardhmen e afërt.
Ndëshikimi jo i dhunshëm: Sharja mundëson reagimin ndaj personave të caktuar apo situatave, pa përdorur dhunën. Në vend se të godasim një person në fytyrë, apo diçka edhe më të dhunshme, ne nxjerrim nervozën dhe inatin duke shajtur.
Është e vërtetë që sharja mund të jetë e dhimbshme dhe e rëndë në pasoja, por më mirë fjalë të mprehta sesa lëndime fizike.
Humori: Ky veprim nëse bëhet në prani të miqve, mund të jetë goxha qesharak. Në rrethana të tilla, sharja përfaqëson një lloj çlirimi normal i bisedave shoqërore, që në fund rezulton me ngritjen e seratoninës, hormonit të lumturisë.
Shprehja e vetvetes: Sharja mund të jetë një mënyrë e shfaqjes së një fakti të cilin e mendojmë apo të një fakti që ka rëndësi për ne. Prandaj, sharja hyn edhe në mesin e sporteve për djegien e energjisë.
Shëndetit psikologjik dhe fizik: Të mirat shëndetësore nga sharja përfshijnë rritjen e qarkullimit të gjakut, ngritjen e endorfinës, dhe mbi të gjitha ndjenjës së qetësisë, kontrollit dhe mirëqenie.
Çelësi qëndron tek sekreti se si të shani pa u nervozuar dhe pa u kursyer në të njejtën kohë, e cila do të ishte shumë e keqe për ju, aq sa do të ishte edhe vulgare për ta dëgjuar.
Ky studim është publikuar edhe në librin “Heaven adn Hell: The Psychology of the Emotions”, nga Neel Burton. /Gazeta Shneta.