Mamia, Razije Musa, përherë na sjellë këshilla të shumta për të gjitha problemet e zakonshme që shfaqen në përditshmëri.
Kësaj radhe, mamia Razije, ka publikuar me shumë dashuri, një recetë shumë të veçantë dhe të shëndetshme për përgatitjen e supës së peshkut, transmeton Gazeta Shneta.
Receta e pasur me vitamina dhe proteina, mund të përgatitet edhe për bebet mbi 6 muaj, për arsyen se nuk posedon hala të peshkut.
Përbërësit:
- Kokat e peshkut (peshku duhet tē jetē patjetēr I freskët)
- Patate
- Karrotë
- Patëllxhan i zi
- Brokoli
- Kungulleshë.

Si ta përgatisni supën e peshkut?
- Të gjitha fërgohen me vaj ulliri për 5-6 minuta
- Pastaj vendosen për t’u zier për 8-10 minuta
- Pas zierjes duhet të kullohen në kulluese
- Perimet duhet të shtypen me piru, pastaj të bluhen në blender.





