Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së

Lajme 20/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me qëllim të reformave në sektorin e shëndetësisë, zbatimit të ligjshmërisë, funksionimit normal dhe sa më profesional të institucioneve shëndetësore, dhe duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka iniciuar sot krijimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

“Për këtë qëllim, Ismaili, u ka kërkuar sot institucioneve që sipas Ligjit për Shëndetësi e përbëjnë Bordin Drejtues të SHSKUK-së, që në afat sa më të shkurtër, brenda kësaj jave të propozojnë nga një emër për përfaqësim në këtë Bord, duke u udhëhequr nga kriteret dhe kërkesat që dalin nga Ligji për Shëndetësi dhe Statuti i SHSKUK-së, dhe duke propozuar kandidatë me vlera të larta morale, etike dhe profesionale”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Ismaili, me rastin e inicimit të krijimit të këtij Bordi, thekson se për realizimin e këtij synimi duhen institucione që punojnë dhe funksionojnë në bazë të ligjit, e mbi të gjitha për të adresuar brengat e qytetarëve për shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë dhe trajtim të barabartë.

Ai thekson se mandati i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, i cili kishte pasur mandat tre vjeçar ka përfunduar me datën 28 janar 2017 dhe si rrjedhojë “funksionimi i mëtejmë i kësaj trupe pa mandat dhe me strukturë të pakompletuar, reflekton negativisht edhe në mirëfunksionimin e vet SHSKUK-së dhe politikave shëndetësore në mbarë vendin”.

Si asnjë herë më parë, Ministria e Shëndetësisë është e orientuar drejt zbatimit të reformave, rritjes se transparencës dhe llogaridhënies, fuqizimit dhe profesionalizimit të këtij sektori.

Sipas Ligjit për Shëndetësi, Bordi Drejtues i SHSKUK-së emërohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe në përbërjen e tij duhet të ketë:

Një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

Një përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Një përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

Një përfaqësues nga Spitalet Rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

Një përfaqësues nga shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në bazë të propozimit të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës;

Një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë; dhe Një ekspert të menaxhmentit shëndetësor, me kualifikime të larta profesionale dhe shkencore, i zgjedhur në bazë të konkursit publik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNënat që përjetuan për herë të parë gëzimin dhe dhimbjen e lindjes në Gjinekologji
Artikulli i rradhës Daja Curr s’pranon përgjegjësi për vdekjet në QKUK, fajin e hedh tek sallat e operacionit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.