Klinika Emergjente e QKUK-së ka reaguar nga një lajmi të publikuar në media për rrëzimin e një pacienteje nga shtrati.
Në një komunikatë të dërguar nga Zyra për Media e SHSKUK-së, lajmi është cilësuar si “shpifje e disa portaleve”, transmeton Gazeta Shneta.
“Stafi i Klinikës Emergjente, reagon ashpër ndaj shpifjes së disa portaleve, kinse një paciente qenka rrëzuar nga shtrati në kudër të Klinikës Emergjente”, thuhet në reagim.
Emergjenca ka sqaruar se ka pasur prezencë gjaku, por konsideron se kjo gjendje është normale pasi trajtohen raste të rënda.
“Klinika Emergjente në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshëm ka formuar një komision urgjent për këtë rast”, përfundon reagimi.
Më poshtë është reagimi i plotë:
Stafi i Klinikës Emergjente, reagon ashpër ndaj shpifjes së disa portaleve, kinse një paciente qenka rrëzuar nga shtrati në kudër të Klinikës Emergjente.
Klinika Emergjente, sqaron se këto janë shpifje dhe nuk qëndrojnë, këtë mund të dëshmojnë dëshmitarët në emergjencë, familjarët e pacientes dhe stafi që ka qenë në punë dhe që është 24-orë pa ndërprerë.
Klinika Emergjente kërkon nga portalet dhe mediet të marrin burimin zyrtar nga kjo klinikë, apo zyra e informimit, e jo të merren me një video që nuk dëshmon asnjë rrëzim, por prezencë gjaku, e që në emergjencë ka rastet të rënda që trajtohen dhe mund të ketë shenja gjaku në hapësira dhe korridor.
Mediat mund ta verifikojnë këtë me familjarët dhe dëshmitarët prezentë, por edhe stafin e emergjencës.
Pacientja ende ndodhet në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Klinika Emergjente në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshëm ka formuar një komision urgjent për këtë rast.