Astma është bërë një sëmundje e shpesht në ditët e sotme, e cila fillon me kollitje dhe fut secilin në kurthin e vet, gjë që arsyeton përse thuajse 300 milionë persona në mbarë botën vuan nga astma.
Inhalatorët përdoren për trajtimin e astmës. Sulmet e ripërsëritura të astmës und të kontrollohen vetëm me anë të inhalatorëve. Dhe, jo vetëm. Përdorimi i inhalatorëve nënkupton që viktima mund të shpëtohet nga rreziku i vdekjes.
Por, sa prej jush e dini që inhalatorët e astmës kanë efekte anësore?
Pacientët të cilët kanë sulme të shpeshta të astmës, mund të dëmtohen edhe nga përdorimi i përsëritshëm i inhalatorëve, shkruan Talk Chick, transmeton Gazeta Shneta.
Efektet e përgjithëshme anësore të inhalatorëve të astmës:
- Pacientët me astmë që përdorin inhaluesin vazhdimisht, mund të kenë dridhje të duarve gjatë javëve të para.
- Pagjumësia lajmërohet gjatë tërë kohës së përdorimit
- Problemet që ndërlidhen me sistemin nervor dhe stomak, mund të shfaqen
- Thithja e inhalatorit mund të shkaktoj edhe dhimbje fyti dhe probleme me tharjen e gojës
- Gjakderdhja e hundës është shumë e zakonshme tek pacientët me astmë, por ky problem rritet tek pacientët që përdorin ihalatorët
Efektet serioze të përdorimit të inhalatorëve:
- Mungesa e oreksit, ndryshimi i shijes së gojës ose telashe në konsumimin e ushqimeve të djegësa
- Pacientët që përdorin ihalatorin shumë gjatë, mund të vuajnë nga dhimbja e muskujve, dobësimi i eshtrave dhe kyçeve
- Imuniteti i dobët
- Nëse përdorni ihalatorin në intervale të rralla, atëherë nuk do të keni shumë dëme. Por, kur e përdorni në intervale të shkurtra mund të përballeni me sëmundje orale ose infeksione.
Nëse ndiqni këshillat korrekte të doktorit tuaj, do të mund t’i shmangni këto efekte anësore të inhalatorit. /Gazeta Shneta/