Para se të filloni, sigurohuni që jeni në një mjedis të qetë, relaksues dhe zgjidhni një sipërfaqe të butë për beben tuaj, duke mos e harruar kremin për bebe me cilësi të mirë ose një vaj masazhi.
Shikoni reagimin e fëmijës suaj për secilën lëvizje që bëni dhe nëse asaj nuk i pëlqen ndonjë gjë, ndaloni atë që po bëni dhe jepni fëmijës tuaj një përqafim. Disa foshnja mund t’i duan masazhet më shumë se disa të tjera. Vetëm ndiqni sinjalet e fëmijës suaj dhe kënaquni, transmeton Gazeta Shneta.
Filloni masazhin duke filluar nga këmbët e fëmijës suaj, pastaj duke vazhduar në pjesët lartë. Lëmoni kofshët butësisht, kjo do të ndihmojë fëmijën tuaj të relaksohet dhe të zgjasni këmbët e saj. Derisa masazhoni këmbët, përdorni gishtat e juaj për të gjurmuar qarqet mbi shputat e këmbëve.
Të njëjtën gjë veproni edhe me krahët e bebes suaj, pastaj vendosini duart mbi gjoksin e fëmijës suaj dhe lëvizni në drejtim të qendrës.
Për të masazhuar shpinën e fëmijës suaj, vendoseni përmbys. Përdorni lëvizje rrethore duke përshkuar të dy anët e shpinës së saj.
Pas masazhit fëmija juaj do të jetë i relaksuar. Ju mund t’i bëni një dush të ngrohtë qetësues ose vetëm t’i përgadisni ushqim dhe ta vini në gjumë.
Për më tepër shikoni videon. /Gazeta Shneta/
https://youtu.be/JaKOWs_EItc


