Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është historia e nënës më të re në botë, vetëm 5 vjeçe

Jetë 05/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për një fëmijë të moshës 5-vjeçare si Lina Vanessa Medina Vasquez fëmijëria duhej të ishte e mbushur me lodra, eksperienca të reja me shokët e shoqet, lojëra, por kurrsesi me një bebe, një bebe të lindur prej saj në majin e 1939-ës duke përbërë edhe rastin e parë të nënës më të re në botë.

E lindur më 1933-in e në një familje të varfër në Peru, Lina do të bëhej nënë duke qenë ende fëmijë. Kur ajo ishte 5 vjeç mamaja e saj vuri re që vajza e vogël ankohej vazhdimisht dhe se barku i vogëlushes nisi të rritej në mënyrë të pazakontë.

Fillimisht doktorët menduan se bëhej fjalë për ndonjë formë të çuditshme tumori, por pas një sërë ekzaminimesh do të ishte mjeku Gerardo Lozada që do të konfirmonte se vajza ishte 7-muajshe shtatzënë.

Pak javë më vonë ajo do të sillte në jetë djalin e saj Gerardo (në nder të mjekut që u kujdes për të) me prerje cezariane. Fëmija i sapolindur ishte i shëndetshëm dhe peshonte 2.7 kg.

Gjatë procesit të lindjes, doktorët mësuan se Medinës i ishin pjekur plotësisht organet seksuale. Ajo vuante nga ‘’puberteti i parakohshëm’’ dhe kishte nisur të zhvillohej në moshë shumë të vogël.

Në dosjen e saj të shëndetit thuhej se i kishin ardhur menstruacionet e para që në moshën 3- vjeçare. Djali i saj Gerardo u rrit me mendimin se Medina ishte motra e tij, por në moshën 10 vjeçare mësoi të vërtetën.

Babai i Medinës u arrestua nën akuzën ‘’abuzim seksual me fëmijë’’ dhe ‘’incest’’, por u lirua shumë shpejt nga mungesa e provave.

Deri sot, rrethanat që ndikuan në shtatzënine e Medinës janë ende të panjohura. Djali i saj humbi jetën në moshën 40 vjeçare si pasojë e një tumori në kocka, kurse mamaja më e re në botë tashmë është 84 vjeç dhe vazhdon të jetojë akoma.

Artikulli paraprakParashikimi i motit, ja kur fillojnë reshjet e para të borës
Artikulli i rradhës Dhjetëra foshnje në Siri lindin me aftësi të kufizuara

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.