Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se dorëheqja e tij është kërkuar nga Bordi i ri i SHSKUK-së.
Dorëheqjen e Gjocajt e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Dorëheqja e Gjocajt vjen pas presionit për skandalin e vdekjeve të dyshimta të tre pacientëve.
Fillimisht ai nuk kishte pranuar të merrte përgjegjësi, duke thënë se “nuk punon në salla të operacionit”.
Poashtu Gjocaj ishte rizgjedhur në këtë pozitë nga Bordi i kaluar, të cilit i kishte skaduar mandati. /Gazeta Shneta/