Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është deklaruar në lidhje me dorëheqjen e drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocaj.
“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit”, ka shkruar ai në facebook.
“Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar”, ka deklaruar Ismaili.
Gjocaj sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit, pas presionit për skandalin e vdekjeve të dyshimta të tre pacientëve. /Gazeta Shneta/