Një mjek ka paralajmëruar sot gratë që të mos i nënshtrohen një prirjeje të çuditshme dhe të rrezikshme të përdorimit të kastravecëve si pastrues i vaginës, metodë kjo e cila aktualisht është duke qarkulluar në internet.
Blogeret po pretendojnë se përmbajtja e lartë e vitaminës së frutit pastron organet gjenitale dhe i jep një erë të këndshme, ku përmes trangullit, mund të zvogëlohen edhe gjasat për të marrë infeksione të transmetueshme seksualisht, transmeton Gazeta Shneta.
Por një ekspert ka paralajmëruar se praktika e tillë në të vërtetë mund të posedojë një rrezik të madh pas vete.
Gjinekologu kanadez Dr. Jen Gunter thotë se praktika e tillë mund të sjell infeksione si gonorreja, madje potencon se edhe HIV-i mund të transmetohet.
Hulumtuesit treguan se edhe në studimet e mëparshme kishte paralajmërime që të mos pastrohet vagjina, për shkak të anti-bakterieve që posedon vetëvetiu./Gazeta Shneta/